Qytetërim

Lajm i trishtë për fansat, ndahet nga jeta aktori i “Sex and the City”, Eddie Driscoll

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga miku i Eddie, Jimmy Palumbo, i cili tha se aktori ka ndërruar jetë nga një emboli pulmonare në  pas disa muajsh lufte me kancerin e stomakut.

a.l
Lajm i trishtë për fansat, ndahet nga jeta aktori i “Sex and the
Eddie Discroll

SHBA- Aktori i “Sex and the City and Days of Our Lives”, Eddie Driscoll ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.  Ylli ishte i njohur për rolet e tij në "The Last Ship", si dhe paraqitjet me një episod në "This Is Us, Mad Men" dhe "Desperate Houseëwves", shkruajnë mediat e huaja. 

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga miku i Eddie, Jimmy Palumbo, i cili tha se aktori ka ndërruar jetë nga një emboli pulmonare pas disa muajsh lufte me kancerin e stomakut.

Eddie, i cili ka lindur në Nju Jork në vitin 1963, filloi karrierën e tij të aktrimit në Universitetin e Miami dhe mori pjesë në një program praktike në Institutin Burt Reynolds për Film dhe Teatër në North Palm Beach, Florida.

Në karrierën e tij të mëvonshme, Eddie ishte mikpritës në baret karaoke Dimples në Burbank dhe në Fox Fire Room në Valley Village./ZËRI

Poll

MOS HUMB