Qytetërim

‘Mami qëndroi 6 muaj në koma”, Rike tregon vuajtjet në Itali: Nuk e patëm kurrë familjen e bashkuar

Rike Roçi tregon për vuajtjet që ka përjetuar: Udhëtimi me gomone, mami qëndroi 6 muaj në koma, babi vdiq në Shqipëri

E.K
‘Mami qëndroi 6 muaj në koma”, Rike tregon vuajtjet
Rike Roci dhe Julian Deda

TIRANË- Rike Roçi ka treguar në një bisedë me Jul Dedën të gjitha peripecitë që ka kaluar gjatë jetës së saj, që lidhen kryesisht me emigracionin. Që fëmijë ka pësuar trauma, nisur që nga udhëtimi me gomone për në Itali, aksidenti i të ëmës dhe vdekja e të atit.

Juli: Ti babin nuk e ke ëë?

Rike Roçi: Nuk e kam. Në 2015 babi ka vdekur, ishte shumë I ri 52-vjeç. Vdiq nga bronkopneumonia kronike. Pinte tre paketa në dite, nuk kishte më pulmone, cigarja ia kishte ngrënë. Bronkopneumonia e pa kuruar, ishte shtruar tek Sanatoriumi i Tiranës. Unë nuk e kam pasur kurrë familjen të gjithë bashkë.

Rike tregon se emigracioni ka ndikuar që e gjithë familja të mos jetë bashkë. Kur ato ishin në Shqipëri, i ati ishte në Itali, kur ato shkuan në Itali, babin e kthyen për shkak se nuk kishte letra. Më vonë ikën sërish e gjithë familja në Itali me një gomonë dhe ia dolën, por më vonë babai i saj u detyrua të kthehej në Shqipëri për shkak të disa fatkeqësive.

Rike: Lindi vëllai, ne nuk ktheheshim dot, thoshte çfarë do i jap kalamajve për të ngrënë po të ktheheshim. Derisa u rritëm ne, u shkolluam dhe donim të ktheheshim, por babi humbi jetën. Tani në Itali jetoj me mamin dhe vëllain, motra është e martuar me një italian.

Juli: Mami është me pension?

Rike: Mami merr pension invalidi. Kur arritëm ne në 2000-shin mami pati një aksident të rëndë, qëndroi 6 muaj në koma. Kam përjetuar trauma, mua më iku mami, qëndroi një vit e gjysmë në spital dhe isha vetëm unë babi motra dhe vëllai i porsalindur. Kisha babin por nuk kisha mamin. Jeta nuk na ka lënë kurrë gjithmonë bashkë.

Juli: Aksident me makinë?

Rike: Mami ka qenë duke ecur në punë dhe ka ardhur tjetri tapë. Më pa fat sepse nuk kishte siguracion dhe mami s’ka marrë asnjë kokërr leku. Mami merr pensionon e invalidit nga puna, jo se e ka shtypur ky. Tani kemi pasaporta Italiane.

Poll

MOS HUMB