Qytetërim

U dëmtua rëndë, operacioni i Neymar përfundon me sukses

Sulmuesi i Brazilit Neymar u dëmtua gjatë ndeshjes me Uruguayn, sfidë e cila u humb nga Brazili me rezultatin 2:0.

D.XH
U dëmtua rëndë, operacioni i Neymar përfundon me sukses
Neymar

BRAZIL- Mjeku i ekipit të Brazilit, Rodrigo Lasmar njoftoi se operacioni për këmbën e dëmtuar të futbollistit Neymar ka përfunduar me sukses.

"Operacioni ishte një sukses. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin," tha Lasmar. Lojtari i Kombëtares së Brazilit kishte këputur ligamentin, gjatë ndeshjes me Uruguayn, për kualifikueset e Kupës së Botës. Sfida u humb nga brazilianët.

Neymar pritet të qëndrojë në spitalin Mater Dei në qytetin juglindor të Belo Horizonte për 24 deri në 48 orë të tjera, derisa të shërohet. Lasmar e kishte operuar më parë Neymarin për një frakturë të këmbës, në vitin 2018.

31-vjeçari shpërtheu në lot gjatë humbjes 2-0 të Brazilit ndaj Uruguait në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës më 17 tetor, pasi u përplas me mesfushorin uruguaian, Nicolas de la Cruz.

Ekzaminimet zbuluan se sulmuesi brazilian kishte këputur ligamentin e tij të majtë, që konsiderohet si një nga dëmtimet më të rënda në futboll.

Lëndimi pritet ta mbajë atë larg fushës së blertë për 6 muaj deri 1 vit. Neymar ka kryer një sërë operacionesh kohët e fundit, pas dëmtimeve të marra.

Lojtari ka nënshkruar për Al Hilal për 95 milionë dollarë në gusht 2023. Pavarësisht lëndimeve të tij, Neymar është golashënuesi më i mirë i Brazilit i të gjitha kohërave, pasi ka shënuar 79 gola me Kombëtaren./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB