
SHBA – Këngëtarja australiane Sia u shfaq në publik, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje në fytyrë. Pamja e saj e re është fantastike. Sia u shfaq teksa po shijonte një shëtitje romantike me bashkëshortin, Dan Bernard, në Nju Jork.
Krijuesja e hitit Breathe Me, 47 vjeçe, dukej rrezatuese teksa ecte përkrah bashkëshortit Dan, me të cilin u martua në fillim të këtij viti.
Sia, emri i vërtetë Sia Furler, dukej se ishte ende duke u shëruar nga ndërhyrja, teksa kishte veshur syze dielli, në formën e zemrës.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi dhe një pallto ‘leopardi’, kombinuar me aksesorë. Krijuesja e hitit Elastic Heart kishte veshur një palë taka të verdha, që binin në sy.
Bashkëshorti i saj Dan Bernard dukej serioz, i veshur me një këmishë dhe pantallona të zeza, një kravatë dhe një pardesy të madhe. Ai kishte veshur një palë atlete me ngjyra.
Pas operacionit, këngëtares mund t’i duhet më tepër se një vit, që të rikuperohet tërësisht. Sia zbuloi në tetor se iu nënshtrua një lifting të fytyrës, gjatë prezantimit në Daytime Beauty Auards në Los Angeles.

Këngëtarja tha se Dr. Ben Talei, që kreu operimin, është më i miri i mjekësisë. Sia tha se ka disi vështirësi të mësohet me ‘pamjen e re’.
“Kam marrë një lifting të mahnitshëm të fytyrës nga Dr. Talei. Jam e mrekulluar nga puna e tij. Ai po bën shumë punë të mirë - dhe jo vetëm për yjet e popit të botës", u shpreh ajo.
Dr. Talei më pas lavdëroi yllin e popit. "Unë nuk e di nëse ju e dini se sa e mrekullueshme është Sia si person. Ne kemi shumë miq të përbashkët e ajo është e mahnitshme'', deklaroi doktori.
Sia vazhdoi të lavdëronte doktorin, duke rrëfyer se kurrë nuk donte të gjykohej nga pamja e saj në të kaluarën. “Nuk dua të kritikohem për mënyrën se si dukem në internet”, tha ajo./Zëri.ai/