
ITALI- Për natën e Halloween-it, Chiara Ferragni zgjodhi të imitonte Sharon Stone duke rikrijuar një nga skenat më të famshme të kinemasë. Influencuesja, e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë, të shkurtër dhe me një cigare mes gishtave, ndau një video në Instagram me 29.7 milionë ndjekësit e saj, ku riprodhoi skenën e famshme të “Basic Instinct”. Por nuk u pëlqeu të gjithëve dhe në rrjetet sociale shpërthyen polemika. Në fim, aktorja amerikane teksa merret në pyetje kryqëzon këmbët dhe zbulon se nuk ka veshur të brendshme.
“Doja të riktheja këtë moment epik,”- ka shkruar influencuesja, por jo të gjithë e kanë vlerësuar imitimin e saj.
“Përpjekja për të qenë seksi si Sharon Stone: e dështuar dhe e paarritshme”; “Duket si një grua 50-vjeçare”, madje dhe disa i sugjerojnë që të hapë një "Only Fans". Mirëpo nuk u ndalën me aq...
VIDEOJA NGA MOMENTI:
View this post on Instagram
KOMENTET:
- Përpara se të rikrijoni diçka, mendoj se duhet patjetër të bëni disa kërkime dhe të mendoni për mesazhin që mund të dërgojë. Kjo ishte një skenë mjaft e diskutueshme dhe seksiste, Sharon Stone madje bëri një ankesë duke deklaruar se ajo ishte mashtruar që të mos vishte të brendshme për skenën dhe u ndje e objektivizuar.
- Ne ankohemi sesi Izraeli dhe Palestina nuk mund të arrijnë një marrëveshje, por i urrejmë postimet ironike si kjo, ku gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një emoji. Kush e di se çfarë do t'i shkruanim njëri-tjetrit nëse do të ishim nga Tel Avivi apo Gaza. Këto rrjete sociale janë dhe do të jenë të ligësi absolute pasi nuk dimë t'i përdorim. Nuk ka shpresë.
- As shumë afër kryqëzimit ikonik dhe seksi të këmbëve të Sharonit
- Sharon, një ikonë e paprecedentë, një skenë seksi që nuk është vulgare, ajo është e nivelit të lartë, por ky postim është thjesht i papërpunuar
- Kur përpiqesh të imitosh një Sharon Stone të shkëlqyer në skenën e paharrueshme nga Basic Instinct dhe del keq... në fakt, më keq se keq!
Chiara Ferragni dhe Fedez i kanë mahnitur gjithmonë ndjekësit e tyre me kostumet e tyre të Halloween, duke përfshirë në festë edhe fëmijët e tyre Leone dhe Vittoria. Me postimet e tyre, gjithmonë kanë shkaktuar reagime nga publiku italian dhe ndjekësit e huaj. Chiara Ferragni shtë një blogere, biznesmene, stiliste dhe modele italiane e cila ka bashkëpunuar me markat e modës dhe bukurisë përmes blogut të saj The Blonde Salad./Zëri.ai