Qytetërim

Kjo është fjala më e kërkuar e vitit 2023

Fjala më e kërkuar e vitit zgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë edhe mediat sociale.Kompania e fjalorëve 'Collins" tha se megjithëse termi ka qenë rreth e rrotull për një kohë, të gjithë po flasin për të në vitin 2023.

k.m
Kjo është fjala më e kërkuar e vitit 2023
foto ilustruese

SHBA- AI, që do të thotë inteligjencë artificiale është fjala e vitit. “AI” ka pësuar një rritje të katërfishtë këtë vit, krahasuar me një vit më parë duke u renditur kështu fjala më e kërkuar e vitit 2023 nga fjalori “Collins”. Kompania e fjalorëve 'Collins" tha se megjithëse termi ka qenë rreth e rrotull për një kohë, të gjithë po flasin për të në vitin 2023.

Fjala më e kërkuar e vitit zgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë edhe mediat sociale. Alex Beecroft, menaxher i “Collins”, tha se “nuk kishte dyshim” se “AI” kishte qenë “pika kryesore më e përfolur e vitit 2023″.

“Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit, në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shumë shpejt aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa çdo teknologji tjetër dikur futuriste, por tashmë e përditshme”. E përcaktuar si “modelimi i funksioneve mendore të njeriut nga programet kompjuterike”, “AI” u zgjodh, sepse “është përshpejtuar me një ritëm kaq të shpejtë dhe është bërë biseda dominuese e vitit 2023”,- tha botuesi për BBC.

Inteligjenca artificiale është një teknologji që do të thotë se një kompjuter mund të veprojë në një mënyrë njerëzore, duke marrë vendime të pavarura pa pasur nevojë që dikush t'i thotë se çfarë të bëjë.

Pse të gjithë kanë folur për AI në 2023?

Ideja e Inteligjencës Artificiale ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Ajo u shfaq në shumë libra fantastiko-shkencor në shekullin e 20-të, kur po mësonim më shumë rreth teknologjisë dhe asaj që ajo mund të bënte për ne. Në vitin 2023, Inteligjenca artificiale i ndihmon aplikacionet e transmetimit të dinë se cilat shfaqje televizive ose filma të rekomandojnë. Përdoret gjithashtu në altoparlantët inteligjentë, si Alexa ose Google. Sidomos këtë vit ka pasur shumë diskutime rreth robotëve të AI, të cilave mund t'u bëni pyetje për të marrë një përgjigje. Botët e AI si ChatGPT përdorin internetin për të gjetur përgjigjet tona, duke sjellë informacionin shumë shpejt. Disa njerëz përdorin gjithashtu AI për të krijuar fotografi, apo edhe për të shkruar histori.

Përveç ndihmës, ekziston frika se AI mund të bëhet shpejt më i zgjuar se njerëzit, me pasoja të padëshiruara nëse nuk futen rregulla dhe rregullore. Një samit dy-ditore po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar për liderët botërorë, udhëheqësit e teknologjisë dhe akademikët për të folur rreth AI. Qeveria ka thënë se qëllimi i ngjarjes është të mendohet për rreziqet e mundshme të AI dhe se si këto mund të shmangen ose bëhen më pak problematike për njerëzit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB