
TIRANË- Aktori i njohur Arben Derhemi ka qënë në qendër të shtypit rozë për ndarjen nga bashkëshortja e tij. Në një intervistë të dhënë për "Natën me Aulonën", ku edhe ka bërë promovimin e publikimit të filmit "Njerëz dhe fate 2", Derhemi foli edhe për thashethemet që kanë qarkulluar lidhur me jetën e tij personale. Në këtë intervistë aktori është shprehur hapur se martesa e tij me bashkëshorten, Iva Korumi kishte 2 vite që kishte përfunduar.
"Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati 2 vjet e gjysëm. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mi, të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Edhe kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vetë që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme. E keqja është kur fillojnë makinacionet dhe fantazitë e çuditshme. RTSH merrej me këtë rast. Ishte njëri që nuk merrej vesh se çfarë ishte. Si mashkull nuk mu duk, por ishte si në mes të një llaxoreje dhe thashethemi i bëri si njeri. Nuk e mora vesh... çfarë kërkonte? Moderatori i pohonte me kokë dhe merreshin me jetën private timen që ia kishte thënë dikush nga familja. U mërzita për fëmijën jo për veten. U mërzita se ndoshta nesër pasnesër i thotë dikush diçka. Por unë kam rritur një vajzë të fortë, madje bënte edhe humor me të gjithën këtë,"-bëri me dije aktori i njohur.
Çifti, i ndarë tashmë, janë prindër të një vajze Darlin, e cila erdhi në jetë në vitin 2009./ZËRI