
TIRANË- Një tjetër lajm ndarjeje po qarkullon në rrjet. Kësaj here bëhet fjalë për aktorin e njohur Arben Derhemi dhe bashkëshorten e tij, Iva Korumi. Sipas raportimeve të "Popart", çifti janë ndarë dhe arsyeja kryesore e këtij divorci ka qenë tradhtia e aktorit. Por asnjë nga detajet e pretenduara nga media nuk është konfirmuar as nga aktori, e as nga bashkëshortja e tij.
Reagimi i vetëm i aktorit për lajmin ka qenë në rrjetet e tij sociale (ku as nuk e pohon dhe as nuk e mohon), por bën një sulm ndaj themeluesit të medias, Popi Kolës.

"Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë...Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç'seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t'u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak...më bën përshtypje sa problemekemi si racë e pastër arjane që jemi...Për të mira dhe gëzime,"-shkruan në rrjetet e tij sociale Derhemi. Ndërkohë që Kola nga ana tjetër, ende nuk i ka dhënë asnjë përgjigje.
Edhe pse reagoi, nuk sqaroi asgjë për marrëdhënien e tij. Ajo që vihet re nga rrjetet sociale, protagonisti i "Njerëz dhe Fate" nuk e ndjek bashkëshorten e tij.
Një tjetër detaj që është vënë re, është fakti se pushimet e kësaj vere, aktori i ka kaluar vetëm me të bijën. Të paktën, vetëm me të ka postuar./ZËRI