
PRISHTINË- Debatet vazhdojnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Kësaj herë përplasja ka ndodhur mes këngëtares Rovena Stefa dhe modeles Drenusha Latifi. Të dyja janë përplasur teksa ndodheshin në oborr, ku ironia nuk ka munguar në asnjë moment mes vajzave. Stefa e ka akuzuar modelen se përdor fjalor të papërshtatshëm, ndërsa Latifi ka zgjedhur që t'i përgjigjet deri në një moment, më pas e ka injoruar.
PJESË NGA DEBATI:
Drenusha Latifi: Kontrolloje veten pak
Rovena Stefa: Unë jam shumë në rregull. Ke edhe fjalor të pisët.
Drenusha Latifi: Publiku po njëh një mashtruese, që bullizon pa folur dhe thotë fjalori. Del edhe gënjen se nuk po del askund. I ka ato të vetat të kohës së lashtë, nuk po ndez edhe kaq.
Rovena Stefa: E gjete. Ka nis loja, mbaji nervat se vetëm një javë ke brenda. Një javë dhe eskalove, më vjen keq për ty.
Drenusha Latifi: Ti vetë fillove.
Rovena Stefa: Tërë ditën merreni me emrin tim. Merr mikrofon dhe këndo, të ta dëgjojmë zërin njëherë.
Drenusha Latifi: Unë kam qenë këngëtare, kam qenë misss.
Rovena Stefa: Missi iku...
Drenusha Latifi: Akoma e bukur jam. Ti merr mikrofonin dhe këndo, se kështu...
Rovena Stefa: Ty nervat ti kam bërë copë. Fol prapë pistë se të shkon, si grua, nënë, zonjë./ZËRI