Qytetërim

“Ti nuk di të shijosh jetën”, rrëfimi tronditës i Einxhel Shkirës: Kanë tentuar të më abuzojnë seksualisht kur isha 15 vjeçe

Einxhel tha se ajo nuk ka ngritur një padi në atë kohë, pasi nuk e kuptonte dhe mendonte se ishte faji i saj.

I.F
“Ti nuk di të shijosh jetën”, rrëfimi tronditës
Einxhel Shkira

TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira rrëfeu në emisionin ‘Goca dhe Gra’ se kanë tentuar ta abuzojnë seksualisht në vendin e punës. Moderatorja tha se kjo i ka ndodhur në moshën 15-vjeçare kur po përpiqej të bëhej pjesë e emisioneve për fëmijë.

Ajo tha se personi me të cilin punonte, i ka ofruar alkool dhe pasi e ka refuzuar, ai i ka thënë: Ti nuk di të shijosh jetën. Einxhel tha se ajo nuk ka ngritur një padi në atë kohë, pasi nuk e kuptonte dhe mendonte se ishte faji i saj.

“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e shoëbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra. Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale. Unë si një person shumë i dedikuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijojë nga ky rrugëtim. Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoja se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa trauma. Më ka ngelë në mëndje jo si traum, por si mësim”, rrëfeu Einxhel. /ZËRI

Poll

MOS HUMB