Qytetërim

“Xhaxhi Enver mbi kokë”, Einxhel Shkira flet për debatin me Olsa Muhametin: Kërkoj liri në punë

Më tej, ajo shtoi se nuk ishte problem pagesa, por ajo nuk kërkon liri në punën e saj dhe jo të ndjehet sikur ka “xhaxhin Enver” mbi kokë

I.F
“Xhaxhi Enver mbi kokë”, Einxhel Shkira flet për debatin
Einxhel Shkira

TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira, e cila u bë pjesë e emisionit të “Goca dhe Gra” foli rreth debatit që ndodhi mes saj dhe producentës së “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti.

Shkira, rrëfeu se asaj iu ofrua të bëhej pjesë e panelit të opionistëve të “BBVK”, por tha se ajo nuk pranoi për shkak të kushtëve të puëns. Më tej, ajo shtoi se nuk ishte problem pagesa, por ajo nuk kërkon liri në punën e saj dhe jo të ndjehet sikur ka “xhaxhin Enver” mbi kokë.

Pjesë nga diskutimi:

Rudina Dembacaj: T’u propozua kolltuku i opinionistes së “Big Brother VIP Kosova” dhe ne morëm vesh që ti ke pasur një debat me producenten

Einxhel Shkira: Jo, nuk kam pasur asnjë lloj debati, nuk e di pse duan të më nxjerrin si problematike

Rudina Dembacaj: Po çfarë ndodhi

Einxhel Shkira: Unë jam pak kërkuese, e respektoj shumë veten time, respektoj integritetin tim dhe çfarë ofroj. E njëjta gjë dua të ndodh edhe nga pala tjetër. Nëse nuk ndodh, nuk kemi një marrëveshje. Unë nuk kam rënë kurrë dakord, nuk kam firmosur asgjë. Nuk e kuptoj si mund të aludohet që unë kam debatuar.

Rudina Dembacaj: T’u propozua?

Einxhel Shkira: Po, po, patjetër, po s’mu propozua mua ai rol, kujt do i propozohej (qesh). Bëj shaka

Rudina Dembacaj: Po çfarë ndodhi

Einxhel Shkira: Shumë gjëra nuk përputhen me çfarë unë kërkoj ose me çfarë unë shoh që më përshtatet.

Rudina Dembacaj: Pagesa?

Einxhel Shkira: Jo, nuk është çështje pagese. Të ishte për pagesë, nuk do të kisha ndenjur tre vite larg ekranit. Unë dua ta bëj me qejf dhe dashuri atë që bëj, nuk dua ta bëj sikur kam xhaxhin Enver… Dua të jem e lirë. Njerëzve u është krijuar ideja që unë duhet ta bëj atë lloj gjëje dhe unë duke pasur këtë presion, e presionova veten për të kënaqur njerëzit dhe jo veten.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB