
MIAMI- Një tragjedi ka ndodhur në familjen e këngëtarës së famshme Demi Lovato. Motra e saj, Madison de La Garcia ka humbur fëmijën e saj gjatë lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, motra e Lovatos shkruan se fëmija i saj i parë me Ryan Mitchell vdiq gjatë lindjes.
“Në pasditen e 27 shtatorit, pas një operacioni urgjent, Ryan dhe unë mbajtëm vajzën tonë për herë të parë dhe të fundit. Faleminderit Xiomara, që na bëre prindër të engjëllit më të përsosur në parajsë. Mami dhe babi të duan shumë vajza ime e ëmbël”, ka shkruar motra e Demi Lovato në postimin e saj.
Këngëtarja ka lënë një koment mbështetjeje nën postimin e së motrës, ku shpreh dashurinë për mbesën e saj të ndjerë.
“Të dua shumë Xiomara. Një engjëll në çdo kuptim të fjalës. Unë do të jem tezja jote përgjithmonë”, shkruan Demi Lovato.
Gjithashtu përmes një postimi në “Instagram”, ylli tregoi mbështetje për motrën e saj dhe preku fansat me fjalët prekëse për mbesën e ndjerë.
“U prehsh në paqe mbesa ime e përsosur, Xiomara. Unë jam shumë mirënjohës që të mbajta në krahë. Unë do të jem përgjithmonë tezja jote. Të dua shumë,"- shkruan Lovato. /ZËRI