
ITALI-Siti i specializuar në lajmet të merkatos dhe të kampionatit italian, tuttomercatoweb, këtl javë ka bërë një renditje të mbrojtësve më të mirë të kampionatit italianë. Ata kanë përzgjedhur pesë mbrojtësit me vlerësimet më të larta.
Kriteri përzgjedhës ka qenë që në 30 javë, mbrojtësit të kenë luajtur minutazhin e caktuar sa për të patur një vlerësim të paraqitjes në pesëmbëdhjetë prej tyre. Këta janë 5 mbrojtësit më të mirë pas tridhjetë javëve të kampionatit:
1. Alesandro Bonxhiorno i Napolit me vlerësimin 6.36
2. Federiko Dimarko i Interit, me vlerësimin 6.35
3. Alesandro Bastoni i Interit, me vlerësimin 6.34, që pak kohë më parë u raportua nga ne si mbrojtësi italian më i shtrenjtë në transfermarkt, pas gati një dekade që mbrojtja e traditës italiane mungonte në këto maja
4. Karlos Augusto i Interit me vlerësimin 6.32
5. Nunjo Tavareshi i Lacios me vlerësimin 6.28./ZËRI