Qytetërim

Umar Soleti fiton vëmendjen e plotë të Interit

Mbrojtësi francez ka treguar paraqitje të shkëlqyer prej janarit kur erdhi te Udineze dhe është vlerësuar për besueshmërinë e tij në fushë.

Redaksia Zëri
Umar Soleti fiton vëmendjen e plotë të Interit
Umar Soleti

UDINE- Përforcimin e mbrojtjes Interi e ka prioritet të hershëm. Renditja e prioriteteve ka ndryshuar. Së fundmi, në krye të listës, është vënë Umar Soleti i Udinezes, i cili ka tejkaluar Jaka Bijol në preferencat e klubit. Mbrojtësi francez ka treguar paraqitje të shkëlqyer prej janarit kur erdhi te Udineze dhe është vlerësuar për besueshmërinë e tij në fushë.

Me moshën e avancuar të Açerbit dhe De Vrijit, Interi synon të shmangë emergjencat në mbrojtje, veçanërisht pas vështirësive të sezonit të kaluar. Pavarësisht disa dyshimeve fillestare mbi qëndrueshmërinë fizike të Soletit, i cili ka lënë pas disa dëmtime të gjata në të shkuarën te Salzburgu, ai ka bindur drejtuesit me statistikat e tij të forta. Pengesa kryesore mbetet çmimi i tij prej rreth 20 milionë euro, siç raportojnë mediat italiane, një shifër që Interi duhet ta vlerësojë përpara se të bëjë ofertën përfundimtare. Udineze e mori lojtarin me kontratë të zgjidhur dhe tashmë duket se është gati për të dalë shumë e fituar nga ky investim me zero.

Umar Soleti, 25-vjeçar, prej janarit me Udinezen, ka regjistruar 11 ndeshje të plota, 1 asist dhe 1 gol. Golin ia shënoi në përballje direkte Interit./ZËRI

Poll

MOS HUMB