
ARABI-Sipas Sky Sports në Angli, FIFA do të hapë një dritare transferimesh të jashtëzakonshme të dedikuar vetëm për Botërorin e Klubeve 2025.
Kjo do t'u lejonte lojtarëve pa kontratë dhe atyre që janë lojtarë të lirë të firmosin me cilindo prej 32 klubeve pjesëmarrëse në këtë turne, që këtë vit do të jetë më i zgjeruar se kurrë më parë në historinë e tij, duke i përngjarë Botërorit të përfaqësueseve kombëtare. Kristiano Ronaldo, i cili nuk po rinovon kontratën me Al Nassr, është vënë menjëherë në qendër të diskutimeve lidhur me këtë mini-dritare transferimesh.
Nëse një ofertë zyrtare arrin në kohën e duhur, ai do të kishte mundësinë të merrte pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025. Në këtë turne, 4 herë fitues, ai është golashënuesi më i mirë i historisë së Botërorit për Klube në formatin e ngushtë, të mëparshëm.
Media ndërkombëtare raportojnë se Al Hilali i Arabisë Saudite, Interi i Milanos dhe madje edhe Real Madridi janë të interesuar për të pasur CR7 në skuadrën e tyre për turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një tjetër emër që ka dalë, por që Fabricio Romanoja e përjashton plotësisht në llogarinë e tij "X", është bashkimi i Ronaldos dhe Mesit te Interi i Majemit.
33 ndeshje, 28 gola është bilanci i 40-vjeçarit këtë vit me klubin e tij arab. Në mars shënoi edhe me kombëtaren e tij ndaj Danimarkës në fitoren dhe kapërcimin e çerekfinales së Ligës së Kombeve./ZËRI