Qytetërim

Tronditet United, ‘djajtë’ humbasin 2:0

West Ham mposhti Manchester United me rezultatin e pastër 2:0, duke i zhytur në krizë.

D.XH
Tronditet United, ‘djajtë’ humbasin 2:0
West Ham - Manchester United

ANGLI - Manchester United po kalon një moment tepër të vështirë. ‘Djajtë’ janë mposhtur në fushë kundërshtare nga West Ham me rezultatin e pastër 2:0. Të dyja skuadrat provuan të shënojnë në pjesën e parë, por 45 minuta përfunduan pa gola. Në pjesën e dytë të sfidës, Bowen dhe Kudus shënuan për West Ham.

Ata realizuan në vetëm 6 minuta distancë nga njëri-tjetri, duke gjunjëzuar kështu Manchester United. Pas kësaj humbje, United ‘lëshon terren’ në renditje, duke qenë në vendin e tetë në kampionat. Ndërsa, West Ham është në vendin e shtatë.

Kur thuajse ka kaluar gjysma e kampionatit, Manchester United duket i zhytur në krizë. Skuadra duket shumë larg për të arritur të kualifikohet në Ligën e Kampioneve, ndërsa rrezikon që të mos kualifikohet në asnjë nga ligat europiane./ZËRI/

Poll

MOS HUMB