Qytetërim

Refik Halili i vendos ultimatum skuadrës

Halili ka deklaruar se katër ndeshje pa fitore janë të patolerueshme për një klub si Tirana

E.K
Refik Halili i vendos ultimatum skuadrës
Refik Halili

TIRANË- Refik Halilit i është sosur durimi. Presidenti i Tiranës ka zbritur në fushën stërvitore të ‘Skënder Halilit’, aty ku grupi po vijonte me seancën e rradhës dhe ka mbajtur një fjalim para lojtarëve dhe stafit teknik. Katër ndeshje pa fitore dhe humbja në klasike janë të patolerueshme për një klub si Tirana.

Kreu i bardhebluve ka shkundur skuadrën dhe bën ultimatum për fitore ndaj Egnatias. Një sukses ndaj kryesuesve, sigurisht do të ishte oksigjen për lojtarët, por humbja do të ishte fatale pasi Dinamo e Skënderbeu janë direkt pas për një vend në Final Four.

Në një situatë të tillë, lëvizjet në merkato janë të detyrueshme pasi grupi nuk po përgjigjet në fushën e lojës. Klubi ka vendosur për një revolucion në merkaton e janarit dhe pas shitjes së Florent Hasanit pritet të ketë shumë largime të tjera. Ardit Hila është i pari që do të largohet, por vetëm për klube të Kategorisë së Parë dhe jo rivalë si Vllaznia, Partizani e Egnatia.

Largimet, reciprokërisht, duan edhe zëvëndësimet e tyre ndaj bardheblutë do të bëjnë edhe shumë afrime. Dy emrat e dalë në media janë du sulmuesit Mustapha Ba dhe Drilon Hazrollaj nga kampionati i Kosovës. Për të parin Trepça kërkon 150 mijë euro, ndërsa talenti i Malishëvës kërkohet edhe nga Ballkani.

Nëse arrihet te kjo dyshe, sulmi do të kompletohet e të përforcohet jashtë mase. Veç tyre do të ketë edhe afrime në repartee të tjera.

Poll

MOS HUMB