Qytetërim

‘Nuk e prisja kurrë në jetë’, Adisi i propozon në skenë, Fifi thotë ‘’PO’’

Fifi dhe Adisi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre, ndërsa u bënë prindër të një djali gjatë këtij viti

E.K
‘Nuk e prisja kurrë në jetë’, Adisi i propozon
Fifi thote "PO"

TIRANË- Pasi kishte folur publikisht për planet e saj për martesë, këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, mbrëmjen e djeshmje ka marrë propozimin nga partneri i saj Adis Patushi. Ky i fundit u ngjit në skenën e Dancing With the Stars, teksa Fifi po performonte, duke u ulur në gjunjë përpar këngëtares, e cila nuk mund të thoshte jo.

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, pyeti Adisi mes lotësh Fifin dhe përgjigja e saj ishte padyshim “Po”. Fifi tha se një veprim i tillë nga partneri e kishte surprizuar, pasi ai është një person që nuk e pëlqen të jetë në skenë dhe në qendër të vëmendjes.

“Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion, edhe ta bënte këtë gjë këtu… edhe më ka thënë më parë që kur të të propozoj, do të jetë diçka shumë e bukur dhe spektakolare”, shtoi ajo.

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi janë në një romancë prej gati dy vitesh. Ndërsa në prill të këtij viti, çifti sollën në jetë një djalë, që e pagëzuan me emrin Theo Mal. Tashmë është koha që ndoshta në verë të kemi një tjetër dasmë të bujshme të showbizit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB