
TURQI – Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj vazhdon që të jetë në formë të mirë dhe ka realizuar një tjetër gol në kampionatin turk.
Sulmuesi kuq e zi i dhuroi ekipit të tij, Sivassporit fitoren 1:0 përballë Istanbulsporit. Manaj shënoi golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 86. Me këtë gol të realizuar, futbollisti shqiptar shkon në kuotën e 6 golave në kampionatin turk.
26-vjeçari lushnjar mori një pasim të gjatë nga mesfusha dhe arriti ta dërgojë topin në rrjetë. Manaj ndihmon kështu Sivassporin të ngjitet në vendin e 10 në kampionat me 21 pikë të grumbulluara.
Gjithashtu, Manaj me këtë gol është bërë sulmuesi më i mirë në ekip. Ai ka kaluar për numër golash edhe spanjollin Saiz. Nuk dihet nëse pas kësaj performance të jashtëzakonshme të Manaj, ai do ta ketë një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho./ZËRI/