Qytetërim

Trondit ish-llogaritari: Princesha e Monacos shpenzime luksi, punësonte emigrantë të paligjshëm

Princesha Charlene shpenzoi 15 milionë euro, ndërsa buxheti i saj maksimal ishte 7.5 milionë euro.

D.XH
Trondit ish-llogaritari: Princesha e Monacos shpenzime luksi, punësonte
Princesha Charlene e Monacos

MONACO - Princesha Charlene e Monakos punësonte emigrantë të paligjshëm, që i paguante më pak se 90 paund në ditë, ndërsa shuma e shpenzimeve të saj personale u rrit në më shumë se 1 milion paund në vit, ka pohuar ish-kontabilisti i Princit Albert.

Claude Palmero, 67 vjeç, ishte në krye të financave të pallatit për më shumë se dy dekada, por dha dorëheqjen në korrik, pasi u vu në shënjestër nga një faqe interneti kundër korrupsionit. 'Fletoret e tij sekrete' që detajojnë shpenzimet e familjes mbretërore të Monakos, tani janë botuar në gazetën franceze ‘Le Monde’ dhe rezulton se ishin migrantët e paligjshëm, ata që përbënin pjesën më të madhe të stafit personal të Charlene prej tetë personash, gjë për të cilën Palmero ishte veçanërisht i shqetësuar.

“Lartësia e saj, Princesha, bënte që njerëzit të punonin për të, edhe kur ata nuk donin”, paralajmëroi Palmero, Princin Albert, duke iu referuar gjithashtu një gruaje filipinase, e cila kujdesej për qentë në Pallatin Mbretëror. Në një letër të shkruar në janar 2017, ai tha se një punonjës tjetër nga Filipinet kishte punuar 'ilegaleisht për pesë vjet', pavarësisht se ishte vetëm me një vizë turistike njëmujore. “Ai paguhej 100 euro në ditë [85 £] që është jashtë çdo pagese normale”, shkroi Palmero. Në dhjetor 2014, Charlene lindi binjakët, Princin Jacques dhe Princeshën Gabriella dhe i vendosi menjëherë nën kujdesin e dadove, që ishin emigrantë të paligjshëm."Ata jo vetëm ishin në një situatë të paligjshme, por edhe dikush kishte hyrë në Monaco me një pasaportë false”, shtoi z. Palmero.

Pavarësisht kësaj, Palmero dekretoi pothuajse 600,000 £ për të festuar lindjen dhe pagëzimin e fëmijëve. Vetëm në një ditë në prill 2016, Charlene kërkoi që të shpenzojë 66,000 £ dhe kjo ishte 'padyshim shumë', tha zoti Palmero, veçanërisht pasi ajo planifikoi të merrte me qira një vilë të dytë në Korsikë.

'A nuk është shumë?' pyeti kontabilisti, i cila ishte i shqetësuar se princesha merrte para nga fondet që ishin 'të padeklaruara' për sa i përket taksave. "Këto praktika janë të rrezikshme," paralajmëroi Palmero. Ish-shefi i menaxhimit të pasurisë të familjes mbretërore pretendon se ai u përpoq me dëshpërim të frenonte shpenzimet 'e rrezikshme' të Charlene. Shënimet gjithashtu pretendojnë se Alberti shpenzonte miliona euro çdo vit nga një llogari bankare sekrete franceze për të paguar ish-të dashurat e tij dhe fëmijët Jazmin Grimaldi, 31 vjeç dhe Alexandre Coste-Grimaldi, 20 vjeç, që kanë marrë pagesa prej 344,000 £ në vit secili.

Kjo ndodhi kur Charlene po merrte 826,000 £ për të ridekoruar vilën e saj të pushimeve në Calvi, në ishullin e Korsikës, së bashku me 860,000 £ për të dekoruar zyrën e saj në Monte Carlo. Charlene po e paguante kuzhinierin e saj personal 250 £ në ditë, tha zoti Palmero. Në shkurt 2017, llogaritari lëshoi gjithashtu ekuivalentin e më shumë se gjysmë milioni paund për të shlyer overdraftin e Princeshës. Në dhjetor 2019, z. Palmero i alarmuar vuri në dukje se Charlene kishte shpenzuar "rreth 15 milionë euro [13 milionë £]", gjatë tetë viteve, pavarësisht se pagesat maksimale që mund të bënte Princesha ishin "7.5 milionë euro" [6.4 milionë £].

Kjo ndodhi, ndërkohë që Charlene po shpenzonte gjithashtu një shumë të kombinuar prej gati 2 milionë £ në vilën e pushimeve në Calvi dhe ridekorimin e zyrës së saj. 'Është çmenduri', shkroi Z. Palmero. "Unë humba kontrollin mbi shpenzimet e Princeshës", shtoi llogaritari. Palmero theksoi se buxheti i Pallatit Mbretëror pa fundin e vet, teksa paratë jepeshin për të dashurat dhe fëmijët e paligjshëm. Alberti, 65 vjeç, i cili ka një pasuri rreth 1 miliard dollarë, i bleu vajzës së tij Jazmin Grimaldi, 31 vjeçe, një apartament prej 3 milionë dollarësh në Nju Jork, kur ajo ishte 25 vjeçe. Llogaritari kritikoi ashpër shpenzimet e mëdha të çiftit princëror të Monacos./ZËRI/

Poll

MOS HUMB