
TIRANË – Alfio ka dalë tashmë nga shtëpia e Big Brother Vip 3 dhe gjëja e parë që ka bërë, ka qenë takimi me të birin. Edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Alfio ka folur për mallim që kishte për të birin. Ai tha se mund të shpërthejë në lot, kur të takojë djalin.
Nëpërmjet disa fotove të shpërndara në rrjetet sociale, Alfio ka treguar se është takuar me djalin. “Me vrap te zemra ime e vogël e kuqe”, shkruan Alfio, ndërsa duken tepër të lumtur bashkë.
View this post on Instagram
Ajo që bën më tepër përshtypje është se këtë postim e ka pëlqyer edhe ish-bashkëshortja, Fatma. Në media u aludua se Fatma ka bërë një postim thumbues ndaj Alfios, për divorcin që rrëfeu në BBVIP./ZËRI/