Qytetërim

VD- Përleshje mes tifozëve në fushën e stadiumit, shtyhet derbi i Qipros

Tifozët e dy skuadrave u futën fushën e lojës dhe u përleshën me njëri-tjetrin, duke sjellë edhe ndërhyrjen e forcave të policisë.

k.m.
VD- Përleshje mes tifozëve në fushën e stadiumit, shtyhet
Pamje nga stadiumi

QIPRO- Tifozët e AEL-it dhe Apollonit pushtuan fushën e lojës së stadiumit “Alfamega”, para ndeshjes së kupës për fazën e 16-të. Tifozët e dy skuadrave u futën fushën e lojës dhe u përleshën me njëri-tjetrin, duke sjellë edhe ndërhyrjen e forcave të policisë. Rendi më në fund u rivendos dhe kur gjithçka u duk se ndeshja do të zhvillohej normalisht, edhe pse për shkak të konflikteve, ndesgja u shty për rreth 40 minuta.


Më pas, janë thirrur për të shkuar në dhomat e zhveshjes presidentët e dy klubeve, Nikos Kirzis dhe Nikos Christodoulidis. Pas diskutimit me ta u bë me dije se ndeshja nuk mund që të fillonte pasi Policia nuk ofronte garanci për mbarëvajtjen e ndeshjes. 

Kështu, fati i ndeshjes do të vendoset në sallat e Federatës, ashtu si ai i Nea Salamina-APOEL, i cili u ndërpre pak ditë më parë për shkak të hedhjes së fishekzjarreve./ZËRI

Poll

MOS HUMB