
TIRANË- Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale lidhur me tritolin që iu vendos banesës që ajo kishte marrë me qera, bashkë me të motrën e saj. Në rrjetet e saj sociale, e reja i ka përcjellë një mesazh të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, të cilin e akuzon si porositësin e vendosjes së lëndës plasëse në banesën e saj.
-
Paralajmërim? Tritol shtëpisë së të dashurës së Amarildo Nikollit
15 Korrik, 21:47 -
"Burrni është të merresh me femra! Ti s'je burrë por k****! Unë çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frumën e fundit. Nuk jam ajo femër që dorëzohet aq lehtë, o Nuredin Dumani. Hajde më hidh prapë tritol në qoftë se je burrë me bole, mos nis këlysha natën. Se more në qafë njerëzit e gabuar mor ordiner,"-shkruan Xhovana Nikolli në postimin e saj.
POSTIMI I XHOVANA NIKOLLIT:
Një shpërthim me tritol tronditi Elbasanin pak ditë më parë. Ngjarja ishte paralajmërim për Xhovana Nikollin, të dashurën e Amarildo Nikollit, një i arrestuar me armë zjarri dhe i përfshirë në ngjarje kriminale, por i plagosur ka mbetur një 26-vjeçar, i cili u lëndua nga shpërthimi pasi jetonte në banesën përballë asaj të Nikollit. Gjithçka ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi një video disa ditë më parë, ku përmendte Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘përmbante’ të dashurën e tij, në të kundërt do të kishte probleme të mëdha me të. Po ashtu, raportohet se edhe brenda "313" një konflikt fizik ka ndodhur mes Dumanit dhe Amarildo Nikollit. Përpara prokurorëve të Elbasanit, Xhovana Nikolli ka heshtur dhe është shprehur se do të flasë vetëm përballë SPAK./ZËRI