Qytetërim

Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën e shumëpërfolur. Çfarë nuk shkonte me veshjen e saj?!

Kim Kardashian ishte mes të ftuarve ndërsa Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Indisë, shkëmbeu betimet me trashëgimtaren e farmaceutikës Radhika Merchant në një ceremoni të mbushur me yje në Qendrën e Konventave Botërore Jio në Mumbai

E.K
Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën e
Kim Kardashian

INDI- Kim Kardashian, ishte një prej të ftuarave më të veçanta në dasmën përrallore në Indi. Ajo u shfaq e veshur me disa fustane të ndryshme, me të cilat dukej mjaft tërheqëse.

Mirëpo disa përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan yllin televiziv për fustanet me ngjyrë të kuqe, jo një herë, por dy herë, gjatë dasmës së trashëgimtarit indian, Anant Ambani me Radhika Merchant në Mumbai.

Por cila është arsyeja? Sipas fansave, ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane. Dhe të ftuarit nuk supozohet të vishen me të kuqe.

Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën eKim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën e

Megjithatë, duket sikur Ambanis nuk e kishin problem. Kim u pa duke biseduar në disa raste me nusen dhe dhëndrin.

Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën e

Pasi mbërriti me një veshje tradicionale për ceremoninë e dasmës, Kim, e cila shoqërohej nga motra e vogël Khloe, krijoi imazhe të Princeshës Jasmine të Aladdin me një fustan të kuq mahnitës dhe pelerine të ngjashme, shkruan DailyMail.

43-vjeçarja kishte zgjedhur si aksesorë bizhuteritë në ngjyrë të gjelbër nga Lorraine Schwartz.

Kjo ceremoni magjepsëse dhe e shumëpritur raportohet të ketë kushtuar rreth 250 milionë funte (297 milionë euro), pa marrë parasysh grumbullimin e vlerësuar të çiftit prej 100 milionë funtesh (119 milionë euro) të dhuratave luksoze të dasmës dhe pritjen e disa prej personazheve më të ndjekur në botë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB