Video

Paralajmërim? Tritol shtëpisë së të dashurës së Amarildo Nikollit

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi një video disa ditë më parë, ku përmendte Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘përmbante’ të dashurën e tij, në të kundërt do të kishte probleme të mëdha me të.

F.m
Paralajmërim? Tritol shtëpisë së të dashurës
Nuredin Dumani, Amarildo dhe Xhovana Nikolli

Një shpërthim me tritol tronditi Elbasanin, në dukje një paralajmërim për Xhovana Nikollin, të dashurën e Amarildo Nikollit, një i arrestuar me armë zjarri dhe i përfshirë në ngjarje kriminale, ka lënë të plagosur një 26-vjeçar. Enea Themollari po Lufton me vdekjen në spital pasi shpërthimi i tritolit bëri që dera e apartamentit t‘i binte në kokë e t’i shkaktonte dëme të mëdha. 26-vjeçari jeton bashkë me familjen në të njëjtin kat e pallat ku po jetonte Nikolli. Deri më tani, raportimet bëjnë me dije se shënjestra ka qenë Xhovana Nikolli, e cila së bashku me motrën e saj, Alda Nikolli ishte zhvendosur prej afro 2 muajsh nga qyteti i Lezhës në Elbasan. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi një video disa ditë më parë, ku përmendte Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘përmbante’ të dashurën e tij, në të kundërt do të kishte probleme të mëdha me të. Dumani është i penduar i drejtësisë dhe njeriu që ka zbërthyer një sërë krimesh përpara autoriteteve. Por, ku lidhet Xhovana Nikolli dhe Amarildo Nikolli me Nuredin Dumanin e të dashurën e tij? Përpara prokurorëve të Elbasanit, Xhovana Nikolli ka heshtur dhe është shprehur se do të flasë vetëm përballë SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB