
ZAGREB – Trajneri i gjigandëve kroatë, Dinamo Zagrebit, Sergei Jakiroviç ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të mbrojtësit të Shqipërisë tek ekipi i Kroacisë. Ai tha se ka qenë ana financiare ajo që ka bërë të pamundur transferimin e Mario Mitaj tek skuadra mitike kroate. Jakiroviç deklaroi se Lokomotiva e Moskës ka kërkuar 7 milionë euro për mborjtësin kuq e zi.
“Mario Mitaj ishte në listën tonë, ne e dëshironim atë tek Dinamo Zagreb. Tentuam transferimin e tij, por akordi nuk u arrit për shkak të çështjeve financiare. Në këto kushte, vijuam me një tjetër alternativë”, deklaroi trajneri kroat.
Dinamo Zagreb mësohet se ka ofruar 500 mijë euro për huazimin dhe 3.5 milionë euro të tjera për ta blerë shqiptarin në fund të sezonit. Mirëpo, në Rusi çmimi për Mitaj ishte dyfish më i lartë, sepse dëshironin 7 milionë euro që ta linin të lirë./ZËRI/