
KENIA- Ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, mbajtësi i rekordit të maratonës Kelvin Kiptum. Ai kishte arritur që të bënte 42 kilometra për kohën 2 orë e 35 sekonda.
Në këtë aksident ka vdekur edhe trajneri i tij, Gervais Hakizimana. Duke dhënë detaje të mëtejshme të aksidentit, policia tha se Kiptum ishte shoferi dhe automjeti humbi kontrollin dhe u rrotullua, duke vrarë të dy personat në mjet. BBC raporton se është aksidentuar edhe një femër, e cila ishte pasagjere, që ndodhet në spital e plagosur.
Trajneri i tij, Hakizimana, 36 vjeç, ishte një vrapues ruandez në pension. Vitin e kaluar, ai kaloi disa muaj duke ndihmuar Kiptum-in të thyente rekordin botëror. Marrëdhënia e tyre si trajner dhe atlet filloi në vitin 2018, por dyshja u takuan për herë të parë kur mbajtësi i rekordit botëror ishte shumë më i ri.
“E kam njohur kur ishte djalë i vogël, duke kullotur bagëtinë zbathur”, kujton Hakizimana. Kelvin Kiptum, ndryshe nga atletët e tjerë, që kishin nisur provat në pista dhe më pas kishin bërë gara, kishte vrapuar nëpër fushat e Kenias, përpara se të merrte pjesë në garë zyrtare./ZËRI/