
RROGOZHINË – Raphael Dwamena është i pari futbollist, që ndërroi jetë në fushën e blertë, duke luajtur në Superirore.
Mirëpo, situata të panikut kanë ndodhur edhe më herët në ndeshje të futbollit shqiptar.
Vetëm dy vite më parë, futbollisti nigerian i Laçit Kirian Nuabueze, gjatë ndeshjes së Kupës me Partizanin, pësoi gjendje të fikëti.
Gjatë ndeshjes Laçi-Partizani, të luajtur më datë 17 mars 2021, Nuabueze pësoi gjendje të fikëti, duke mos pasur kontakt me futbollistët e tjerë.
Për fat të mirë, nigeriani e mori veten shumë shpejt dhe i rikthye të luajë sërish.
Rasti më i rëndë ndonjëherë në futbollin shqiptar u shënua pikërisht sot. Futbollisti ganez, Raphael Dwamena ra në tokë në minutën e 23 të ndeshjes, ndërsa pak minuta më vonë u konfirmua vdekja e tij.
Mjekët e kishin këshilluar ganezin që të mos luajë në futbollin profesionist. Dwamena ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar./Zëri.ai/