Qytetërim

Vdes në moshën 46-vjeçare dizenjeri i Moschinos

Ka vdekur në një moshë të re dizenjeri i Moschinos. Ai kishte qenë më parë shefi i Gucci për veshjet e grave për 20 viet.

D.XH
Vdes në moshën 46-vjeçare dizenjeri i Moschinos
Davide Renne

ITALI - Dizejneri Italian i modës Davide Renne ka vdekur nëntë ditë pasi u bë drejtor kreativ i Moschino, në moshën 46-vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk dihet, por kompania mëmë e Moschino-s, Aeffe tha se ai ka pësuar atak kardiak. Renne ndërri jetë në Milano. Ai kishte qenë më parë shef i veshjeve të grave në Gucci, ku ai punoi për gati 20 vjet.

Kryetari i Aeffe tha: "Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojmë në këto momente dramatike."

"Edhe pse ai ishte me ne vetëm për një kohë shumë të shkurtër, Davide ishte në gjendje që menjëherë të ishte mes nesh i dashur dhe i respektuar.

Sot ne kemi mbetur me përgjegjësinë për të vazhduar atë që imagjinata dhe krijimtaria e tij la pas", tha Massimo Ferretti në Instagram.

Renne ka lindur në Follonica, Toscana në korrik 1977. Ai studioi në Universitetin e Firences dhe në shkollën e modës Polimoda dhe filloi karrierën e tij duke punuar me stilistin dhe mentorin italian të modës Alessandro Dell'Acqua, përpara se të shkonte në Gucci në 2004.

Vdes në moshën 46-vjeçare dizenjeri i Moschinos
Davide Renne

Emërimi i Renne si drejtor kreativ i Moschino u njoftua në tetor dhe ai duhej të debutante në  koleksionin e tij të parë për Moschino në Javën e Modës në Milano në shkurt.

Disa figura me ndikim në industrinë e modës kanë shprehur ngushëllime për ndarjen e Renne nga jeta.

Harris Reed, drejtori kreativ i Nina Ricci, e përshkroi Renne si "një engjëll të vërtetë", ndërsa modelja dhe këngëtarja Karen Elson shkroi: "Zemra ime u thye. Davide pushoftë në paqe".

Mentori i Renne, Dell'Acqua, postoi në Instagram: "Lamtumirë Davide! Do të jesh gjithmonë në zemrën time"./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB