
ITALI – Në Itali ka shpërthyer skandali i vendosjes së basteve nga futbollistët, që është thelluar akoma më shumë, në raport me raportimet e mëhershme.
Paparaci i njohur në vendin fqinj, Fabricio Korona, pasi tha se në skandal janë përfshirë emra lojtarësh si Faxholi, Tonali dhe Zaniolo, sot ka zbuluar identitetin e një futbollisti të katërt.
Emri i futbollistit të katërt, për të cilin do të nisë një hetim policia italiane, është i Nikola Zelevskit, lojtar polak, që luan te Roma.
Futbollistët dyshohet se kanë vendosur baste sportive në faqe të paligjshme, në disa raste dhe për ekipin e tyre, në kundërshtim me çdo lloj rregulloreje.
Besohet se është një listë e gjatë futbollistësh, që kanë vënë baste. Përpos futbollistëve, edhe personalitete të tjera në Itali dyshohet se kanë vendosur baste të paligjshme.
Skandali po trondit Kombëtaren italiane, pasi Tonali dhe Zaniolo janë tashmë nën hetim policor. /Zëri.ai/