Qytetërim

Tifozët hodhën sende në fushë, dënohen 2 mln lekë gjobë Tirana dhe Vllaznia

Gjithashtu, një zyrtar i Vorës u pezullua për 4 ndeshje. Pezullime të shumta për lojtarët e ekipeve të moshave.

D.XH
Tifozët hodhën sende në fushë, dënohen 2 mln lekë
Komisioni i Disiplinës

TIRANË – Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka nxjerrë vendime, në lidhje me javën e fundit të luajtur, në kampionatet kombëtare të futbollit.

Klubet që kanë pësuar më së shumti janë Tirana dhe Vllaznia. Ekipi kryeqytetas dhe ai shkodran kanë marrë një gjobë 2 milionë lekë të vjetra, për hedhje në fushë të sendeve të palejuara.

Ndërsa, e ka pësuar edhe një zyrtar i klubit të Vorës, që është dënuar me 4 ndeshje pezullim, për sjellje josportive ndaj gjyqtarit. Tek moshat, për shkak të sjelljes josportive të lojtarëve, ka pezullime të shumta.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1.KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Vora, Bazjon Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

5. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Kristian Agolli, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i FK Apolonia U-17, Etem Xhemali, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i FK Apolonia U-17, Luisan Resuli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Lojtari i FK Shënkolli, Ded Bushi, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Zyrtari i KF Tërbuni, Altin Xhahysa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

11. Lojtari i KF Murlani, Meldin Tafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Lojtari i Labëria FC, Shaqir Haruni, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13. Lojtari i KF Këlcyra, Pandi Teka, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

14. KF Delvina, për sjellje ofenduese të spektatorëve duke fyer zyrtarët e ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 13 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

15. FC Lushnja Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të nenit 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

16. FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër FK Partizani U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB