Qytetërim

Tha se nuk mendonte për dashurinë, Shakira fotografohet duke darkuar me një burrë misterioz

Edhe pse së fundmi këngëtarja ka deklaruar se për momentin nuk dëshiron të jetë në një lidhje.

I.F
Tha se nuk mendonte për dashurinë, Shakira fotografohet duke darkuar
Shakira

HOLLYWOOD- Shakira u pa duke darkuar me një burrë të panjohur në Miami javën e kaluar. Edhe pse së fundmi këngëtarja ka deklaruar se për momentin nuk dëshiron të jetë në një lidhje, duket se ky person i ka ndryshuar mendjen. Fotot e shkrepura nga PageSix tregojnë yllin kolumbian duke shijuar darkën ndërsa bisedon me personin përballë. Për momentin nuk dihet identiteti i burrit, pasi ai ishte ulur me shpinë nga kamera.

Në foto, Shakira duket se po kalon shumë mirë me të teksa buzëqesh gjatë gjithë kohës. Mirëpo, nuk dihet se çfarë marrëdhënie kanë të dy.

Tha se nuk mendonte për dashurinë, Shakira fotografohet duke darkuar
Shakira duke darkuar me një burrë misterioz

Së fundmi këngëtarja ka deklaruar se nuk është e interesuar të jetë në një lidhje romantike, pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja e saj nga partneri shumëvjeçar dhe babai i dy djemve të saj Gerard Pique./ZËRI

Poll

MOS HUMB