
HOLLYWOOD- Ben Affleck nuk ka qenë kurrë i “mirëpritur” në rrethin shoqëror të Jennifer Lopez, sipas njerëzve të afërt të ish-çiftit. Sipas një artikulli nga Page Six, miqtë e Jennifer Lopez nuk e miratuan kurrë këtë marrëdhënie. Madje edhe menaxheri i yllit Benny Medina nuk ishte dakord për këtë marrëdhënieje, pasi Ben Affleck ishte arsyeja që ai dhe Lopez ndërprenë kontratën për një farë kohe.
Menjëherë pas ndarjes së çiftit në vitin 2003, ylli latin e punësoi sërish agjentin e saj. Kur Medina mësoi se Lopez dhe Affleck ishin ribashkuar pas vitesh, ai nuk pranoi ta komentonte lidhjen e JLO.
“Menaxheri i saj nuk pranoi të komentonte. Medina nuk kishte një qëndrim kundër, ai e dinte se Lopez do të martohej me të pa dëgjuar të tjerët, kështu që çfarë kuptimi kishte të fliste. Ben Affleck është egoist dhe jo plotësisht i përkushtuar si partner. Por Lopez ishte aq e çmendur pas tij sa i preu të gjitha lidhjet me miqtë e saj. Askush nuk e pëlqen Affleck-un përveç nënës së saj. Është shumë toksik. Tani ata nuk e durojnë dot njëri-tjetrin. Nuk po shkojnë mirë dhe ka një atmosferë shumë të keqe”, tha një burim i afërt me Lopez.
Por nuk është vetëm Medina që nuk e ka pëlqyer Ben Affleck-un, por edhe Leah Remini. Sipas të njëjtit burim, shoqja e saj “e braktisi” kur mësoi se do të martohej me aktorin. Ajo e këshilloi të mos bënte të njëjtin gabim si në të kaluarën, në mënyrë që mos të lëndohej sërish. Epo...nga dashuria, JLO nuk dëgjoi askënd. /ZËRI