
SHBA- Një takim romantik, kjo është gjëja e fundit që mendon Shakira. Ylli i muzikës botërore do të nisë një turne botëror në nëntor, ndaj edhe e bën të qartë se nuk po kërkon të gjejë një partner romantik së shpejti.
"Çfarë hapësire kam për një burrë tani?,"- tha ajo në një intervistë për Rolling Stone. Pikëpamja e saj ndikohet shumë nga fëmijët e saj Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç.
Pas ndarjes së tyre, pati zëra se atleti e tradhtoi me të dashurën e tij aktuale, Clara Chia Marti.
“Çfarë të them, më pëlqejnë meshkujt. Ky është problemi. Nuk duhet t'i pëlqej ata me gjithçka që më ka ndodhur, por imagjinoni se sa shumë më pëlqejnë burrat. Por për një marrëdhënie zyrtare, mendoj se fëmijët e mi duhet të jenë shumë të përgatitur për këtë dhe mirëqenia e tyre emocionale dhe psikologjike është përparësi për mua,”-tha Shakira.
Ndonëse është shprehur se nuk është kundër një lidhje të re, Shakira shprehet se është fokusuar tek pavarësia e saj.
“Unë jam shumë më pak e brishtë nga sa mendoja. Gjithmonë kisha shumë frikë nga dhimbja, sepse mendoja se nuk do t'i mbijetoja. Por u bëra më fortë nga sa mendoja. Unë u bëra një person më i pavarur, një person që nuk mbështetet tek askush përveç vetes".
Kur fituesja e Grammy publikoi Las Mujeres Ya No Lloran në mars, ajo u shpreh se fakti që ishte single, tashmë e ndihmonte që të fokusohej më shumë tek muzika./ZËRI