Qytetërim

Dy 'orakujt' e Europianit parashikojnë dështim për Gjermaninë përballë Skocisë

Përpara i ishin vënë pjatat me ushqimet e preferuar dhe ajo me qetësi shkoi drejt asaj skoceze duke parashikuar disfatë për organizatorët.

E.K
Dy 'orakujt' e Europianit parashikojnë dështim për
Breshka

GJERMANI- Gjermanët i rikthehen sërish parashikimeve të kafshëve pak orë para nisjes zyrtare të Kampionatit Europian, Euro 2024. Pas parashikimit të famshëm të oktapodit Pol në Botërorin 2010, tashmë janë bërë traditë parashikimet përmes ‘’orakujve’’ të ndryshëm, të cilët dolën në skenë.

Kështu së fundmi, Breshka Goaliath në Berlin, ishte e para që nisi parashikimet e saj, me ndeshjen Gjermani-Skoci. Përpara i ishin vënë pjatat me ushqimet e preferuar dhe ajo me qetësi shkoi drejt asaj skoceze duke parashikuar disfatë për organizatorët.

Ndërkohë që ‘’shpresat’’ vareshin me tapirin Teo dh ky i fiundit i la me “dorë në zemër” gjermanët, pasi sërish parashikoi një fitore për skocezët dhe një disfatë për ekipin vendas.

“Nuk shkoi ashtu siç shpresonin”, tha për “Bild” një nga rojtarët e kopshtit zoologjik, të cilët gjithsesi theksuan se parashikimet do të vazhdonin edhe në javët e ardhshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB