
TIRANË- Në skenat e xhelozisë që po bënte ndaj ‘shokut’ të saj, Meritonit, Ilnisa ka bërë fyerje shumë të rënda në drejtim të Rikes, për të cilën tha se nuk kishte moral. Këto komente të saj, ku thotë se ‘Riken e ka kërcy gjysma e rruzullit’, kanë shqetësuar dhe ndjekësit, ku një pjesë e mirë e tyre madje ka kërkuar edhe përjashtimin e Ilnisës për shkak të gjuhës që ajo ka përdorur.
Pavarësisht se Meritoni i kërkoi që të heshtte në këtë moment, Ilnisa ka vazhduar me fyerjet në drejtim të Rikes, e cila nuk ka qenë në asnjë moment e pranishme.
Ilnisa: Se do të bëhem gati se do të fle ndonjëherë në jetë, të fle një 30 minutësh, apo merresh ti me këta 22 që më sulen mua çdo ditë. Do të merresh ti? Të vijnë aty të kthejnë bythët nga mbrapa, pastaj të tjerat? Gjysma të flasin gjysma nuk të flasin.
Ja futesh në dush dhe të shifkan dhe pak, çfarë kërkon, nuk merresh ti me këta merrem unë me këta. Jam bërë si ninxha. Të pashë vetë se si po. Jo të kërceje ti si një adoleshent, dhe me kë? Me një që e ka kërcy gjysma e rruzullit. Nuk më hedh dot njeri poshtë mua, se nuk kam vdekur akoma, ti dhe entuziazmi jot i pafrenuar. Ti vetë, dëshira jote, dhe malli që të kishte zënë për shoqërinë e vjetër…
Shumë prej komentuesve kanë kërkuar që Ilnisa të përjashtohet, duke i cilësuar komentet e saj seksiste në drejtim të Rikes, të ngjashme me ato që bëri pak ditë më parë Klodian Duro, i cili u skualifikua nga gara. /ZËRI