Qytetërim

Të gjithë duart te torta e Kombëtares! “Lumë” reagimesh në rrjet, dhe ca meme për Kurtin

Nga shkëlqimi i kombëtares duan të marrin të gjithë nga pak

E.K
Të gjithë duart te torta e Kombëtares! “Lumë”
Fotomontazh per Albin Kurtin

TIRANË- Vetëm 1 pikë i duhet Shqipërisë në dy ndeshjet e mbetura me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, për të bërë realitet ëndrrën e madhe, për t’u rikthyer për herë të dytë në 8 vite në kampionatin europian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Ndeshja e fituar me rezultatin e pastër 3-0 kundër Çekisë ishte emocionuese për 21 mijë tifozët e pranishëm një stadiumin e tejmbushur Air Albania, por edhe për çdo shqiptar që e pa nga shtëpia, e më pas mbushi sheshet e rrugët për të festuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kombëtarja është e vetmja fanellë dhe ngjyrë te e cila shqiptarët gjejnë gjuhën e përbashkët, e bëhen bashkë pa dallim. Ndërkohë që festa i kapërcen kufijtë e shtetit, pasi djemtë dhe protagonistët e ndeshjes janë një miks i të gjitha trevave ku ka shqiptarë, nga Kumanova është Taulant Seferi, e i lindur në Shkup është Jasir Asani, dy prej golashënuesve të mbrëmjes së djeshme. Padyshim mbrëmja e së enjtes dominonte nga ngjyrat kuqezi, ndërkohë që një mori postimesh janë bërë në rrjetet sociale.

Politika e çdo ane dhe këtë herë nuk zhgënjeu, pasi ishte në krye të listës së postimeve, gjatë dhe në fund të ndeshjes. Nga shkallët e stadiumit ku ishte së bashku me familjen e tij, kryeministri Edi Rama postonte gol pas goli në rrjetet sociale, ndërkohë që jo më pak aktiv ka qenë dhe homologu i tij Kosovar Albin Kurti.

Të gjithë duart te torta e Kombëtares! “Lumë”

Ai kishte mbërritur nga Kosova së bashku me djalin e legjendës Adem Jashari, dhe me ministrin e brendshëm Xhelal Svelça, ndërkohë që për shoqëri ishte pranë tij në mungesë të Ramës ministrja Belinda Balluku. Nga ekrani i televizorit në shtëpinë e tij duket ta ketë ndjekur ndeshjen ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk I kurseu lëvdatat për djemtë e Kombëtares. Në rrjet kishte jo pak meme që qarkulluan se ishte pikërisht prania e Albin Kurtit ajo që i kishte sjellë fat kombëtares shqiptare, duke ‘sfumuar’ tersin Rama. (citim nga rrjeti)

Të gjithë duart te torta e Kombëtares! “Lumë”Të gjithë duart te torta e Kombëtares! “Lumë”

Nga ana tjetër pjesë e urimeve ishin padyshim dhe personazhe të ndryshme të skenës dhe artit, të cilër pëgëzuan fitoren e Kombëtares. Në mesin e urimeve pikante që ka qarkulluar në rrjetet sociale, është dhe ai i bërë nga shoqata e infermierëve. Ata kanë prekur plagën e largimeve të bluzave të bardha, ku shkruajnë se në Gjermani tashmë nuk do të shkojnë vetëm infermierët.

Shoqata shkroi në murin e saj në FB: "Në Gjermani nuk shkojne vetëm infermieret! Urime Kombëtares shqiptare".

Vetë protagonistët e ndeshjes, duke folur pas 90 minutave  emocionuese, u treguan modest në lidhje me rezultatin dhe një pjesë e mirë e tyre meritën e 3 pikëve ia dhanë pikërisht trajnerit të Kombëtares, brazilianit Sylvinho.

Çfarë tha pas ndeshjese Jasir Asani, i cili në një postim të UEFA-s etiketohet si njeriu që di të shënojë vetëm Eurogola.

Asani: "Tifozët kanë qenë mbështetjetja jonë. Sot ka qenë një finale tjetër. Për fat të mirë fituam. Mundësia e stafit ka krijuar mundësira për të shënuar gola. Këmba e majtë bëri golin e parë. Mendoj se duhet të festojmë se kemi bërë 97 minuta ndeshje shumë të mirë. Në minutat e para të ndeshjes, loja ka qenë e vështirë. Unë dua të falenderoj Sylvinhon dhe stafin sepse më kanë mbështetur që ditën e parë dhe jam mirënjohës për ata gjithë jetën". 

Seferi i cili shënoi dy gola:Me këtë grup fantastik kisha bërë 2 gola. Jam shumë i lumtur për grupin, për kombin, kaq çuna të mirë sa jemi Zoti na shpërbleu. Goli është gol edhe jam shumë i lumtur për fitoren”.

Pas golit, Seferi përqafoi trajnerin Sylnvinho dhe i përshpëriti disa fjalë. Ai ka zbuluar edhe se çfarë bisedoi me teknikun.

“I thashë këto fjalë: Faleminderit mister për të gjitha, vetëm ti besove tek unë. Faleminderit që më ke dhënë besimin. Ai më tha, e di e di. Unë jam një tip që nuk mërzitem. Po më futi unë do bëj maksimumin. Unë në fushë futem për të luftuar për gjithë shokët e mi”.

Portieri Etrit Berisha: “Mund të themi që kemi një ekip kualitativ dhe këtu e dimë, ka mund, sakrificë, ka lojë të bukur, të gjithë lojtarët e dinë se çelësi i suksesit janë këto gjëra. Ne i kemi dhe me siguri që ekipi luan më mirë. Në pjesën e parë, në 10 minutshin e fundit të pjesës së parë, duhet të shikojmë disa gjëra, sidomos daljet e lojtarëve. Në pjesën e dytë nuk kemi pasur asnjë problem, filloi vrullshëm.”

Kristjan Asllani: Kjo ishte ndeshje e vështirë, e dinimi, kemi pasur çik fat që Çekia ka ndjenjur me 10 lojtarë. Kemi bërë lojë shumë të mirë. Vetëm se nga fundi i pjesës së parë jemi ulur shumë dhe folëm e thamë që duhet të ngrihemi pak më shumë. Duhet të korrigjojmë ndonjë gje dhe të arrijmë të jemi perfekt. Do shkojmë në Moldavi dhe të bëjmë lojën tonë siç kemi bërë gjithë këto ndeshje.

Sa i takon pamjes në rrugët e Tiranës mbrëmjen e djeshme, ajo ishte fantastike. Përgjatë gjithë pasdites së djeshme, Zëri.ai përcolli te lexuesit dhe shikuesit atmosferën elektrizuese që tifozët arritën të krijonin jashtë dhe brenda stadiumit.

Flamuj kombëtar, plisa, kore dhe koreografi fantastike, ndërkohë që një moment kulminant ishte dhe performaca e Shkurte Fejzës, e cila kishte ardhur nga Kosova, për himnin e dytë të shqiptarëve që i dedikohet heroit Adem Jashari.

Të gjitha këto momente kanë mbushur faqet e shumëkujt në rrjetet sociale, pasi në shkëlqimin e kombëtares të gjithë duan të jenë pjesë. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB