
TIRANË- Festë e çmendur në dhomat e zhveshjes pas fitores së Kombëtares Shqiptare me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen me Çekinë, e vlefshme për fazën kualifikuese për euro 2024.
Siç shihet dhe nga pamjet që Zëri.ai sjell në videot e mëposhtme, lojtarët, trajneri dhe ndihmësit e tij, si dhe presidenti i FSHF-së Armando Duka kanë festuar mes ovacioneve rezultatin që e ngjit Shqipërinë të sigurtë në krye të grupit E.
Ajo që bie në sy nga pamjet, është dhe prezenca e Zaho Ramës në dhomat e zhveshjes, i cili është bërë pjesë e festës së bashku me djemtë e Kombëtares. Kjo e fundit është krenaria e të gjithëve, e sigurisht që edhe politika merr herë pas here pjesë nga shkëlqimi i saj.
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024.
Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73.
Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024./Zëri.ai