Qytetërim

Po shkëlqen me Kombëtaren, Asani: Mirënjohës përjetë Silvinjos, do bëjmë surpriza

Jasir Asani theksoi se Shqipëria po bëhet një ekip fantastik dhe se supriza më të mëdha mund të bëhen në të ardhmen.

D.XH
Po shkëlqen me Kombëtaren, Asani: Mirënjohës
Asani

TIRANË – Jasir Asani është ylli i momentit, te Kombëtarja jonë, teksa shënoi edhe sonte një gol fantastik ndaj Çekisë.

“Tifozët kanë qenë mbështetja jonë, sot ka qenë një finale tjetër, treguam një lojë shumë të mirë. Për golat është merita e stafit që krijojnë hapësira dhe unë gjuaj nga çdo pozicion.

Sot duhet të festojmë, sepse kemi qenë fantastikë në 90 minuta, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas golit krijuam raste të tjera dhe krijuam raste të hapura, falenderoj Silvinjon dhe stafin e tij, i jam mirënjohës gjithë jetën atyre. Është kënaqësi e madhe për atë që po bëjmë. Sot është dita për të festuar, duhet të festojmë. Duhet të bëj gola”, u shpreh Asani për Tv Klan.

Jasir Asani deklaroi se është optimist për Shqipërinë dhe se supriza të tjera do të vijnë.

Shqipëria fitoi 3:0 ndaj Çekisë, duke qenë gjithmonë e më pranë ëndrrës europiane. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB