Qytetërim

Matematika/ Sa pikë i duhen Shqipërisë për të vulosur kualifikimin

Shanset e kualifikimit janë të mëdha, por Shqipëria mund ta mbyllë fazën edhe si kryesuese e grupit

E.K
Matematika/ Sa pikë i duhen Shqipërisë për të vulosur
Kombetarja shqiptare e futbollit

TIRANË- Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar mbrëmjen e djeshme me shifrat 3-0 ndaj Çekisë dhe ka hedhur hapin më të rëndësishëm drejt kualifikimit në Euro 2024. Tashmë kuqezinjtë kryesojnë grupin me 13 pikë dhe më 4 pikë diferencë ndaj ndjekëses më të afërt që është Polonia.

Matematika/ Sa pikë i duhen Shqipërisë për të vulosur
Renditja ne grupin E

Shqipëria kualifikohet dhe me 1 pikë

Pas sukseseve të arritura kundër Polonsië dhe Çekisë në Tiranë, Shqipëria mund të sigurojë kualifikimin në Euro 2024 vetëm me 1 pikë.

Skuadra e Silvinjos do të përballet më 17 nëntor në transfertë ndaj Moldavisë, ndërsa tri ditë më pas do të mbyllë kualifikueset në shtëpi kundër Ishujve Faroe.

Shqipëria ka grumbulluar 13 pikë, 5 më shumë se Çekia, që në 15 tetor pret Ishujt Faroe dhe 4 më shumë se Polonia, që luan në Varshavë me Moldavinë. Një fitore do t’i çonte çekët në kuotën e 11 pikëve, ndërsa kanë edhe dy sfida për të luajtur, ndaj Polonisë në transfertë dhe Moldavisë në shtëpi.

Edhe suksesi i mundshëm i Polonisë ndaj Moldavisë, i çon polakët në kuotën e 12 pikëve, një më pak se Shqipëria. Dy takime nga fundi ekipi i Silvinjos gjendet në krye të Grupit E. Sfidë vendimtare për Çekinë dhe Poloninë do të jetë ajo e 17 nëntorit në Varshavë. Polakët kanë nevojë për dy fitore, kurse çekët minimalisht 7 pikë.

12 tetor
Çeki-Ishujt Faroo
Poloni-Moldavi

17 nëntor
Moldavi-Shqipëri
Poloni-Çeki

20 nëntor
Shqipëri-Ishujt Faroe
Çeki-Moldavi

Poll

MOS HUMB