
KOSOVË-Tayna dhe ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli kanë bërë 'paqe'. Dyshja prej disa ditësh ishin në qendër të vëmendjes së mediave rozë, ku shkak u bë kënga e re e reperes, e cila u fshi nga kanali i saj zyrtar në Youtube. Projekti i ri muzikor u hoq nga ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli, me të cilin pati edhe replika në rrjete sociale. Por së fundmi, 'lufta' duket se ka marrë fund.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Rinori ku përmes një story në Instagram shprehet se të dy kanë komunikuar dhe kanë vendosur të mos i bëhen pengesë njëri-tjetrit për të vazhduar punën të ndarë. Postimi i Rinorit është hedhur edhe nga Tayna në faqen e saj zyrtare.
"Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë edhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoj. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku. Unë dhe Tayna jemi marrë vesh, që nga ky moment do të vazhdojmë rrugët tona secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjithë të mirat,"-shkruan Rinori në postimin e tij.

Ndërkohë dyshja hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit, madje njoftuan se do të përballeshin me drejtësinë. Artistja akuzoi ish-menaxherin e saj, se ai qëndron pas veprimit. Hykolli e ka mohuar këtë, duke deklaruar se kënga është bllokuar nga firmat dhe kontratat që reperja ka nënshkruar për të arritur në këtë pikë të karrierës./ZËRI