Qytetërim

"Sakrifikova mos zvarriteshe si kërmill!" Plas mes Taynës dhe ish-menaxherit: Meqë je burrë ja lë drejtësisë

Hykolli e ka mohuar këtë, duke deklaruar se kënga është bllokuar nga firmat dhe kontratat që reperja ka nënshkruar për të arritur në këtë pikë të karrierës.

f.t
"Sakrifikova mos zvarriteshe si kërmill!" Plas mes Taynës
Tayna dhe Rinor Hykolli

KOSOVË-Rikthimi i Taynës nuk ka qenë pa zhurmë dhe përveç këngës që fansst mezi po prisnin, një përplasje në distancë ka ndodhur mes këngëtares dhe ish-menaxherit të saj Rinor Hykollit. Gjithçka nisi pas bllokimit në YouTube të këngës së saj më të re “Si ai”. Artistja ka hedhur akuza ndaj ish-menaxherit të saj, se ai qëndron pas veprimit. Hykolli e ka mohuar këtë, duke deklaruar se kënga është bllokuar nga firmat dhe kontratat që reperja ka nënshkruar për të arritur në këtë pikë të karrierës.

Në reagimin e tij në rrjete sociale, ai theksoi se ka investuar në të duke e shndërruar në divë dhe sensacion. Po ashtu deklaron se ka sakrifikuar për Taynën që të mos zvarritet si kërmilli në industrinë e muzikës.  Hykolli ka shkruar për rrugëtimin në karrierë me këngëtaren, derisa në fund i ka uruar suksese.

“Prandaj çeshtja jone seshte me e jona por e letrave tona te shkrume e zeza mbi te bardhe e une skam cka bej me shume mbi ato qe vet kemi dakortesu me i firmos ne dite te mira apo nevoje… Une vec uroje ta mirembash ate cka me shume mund bera per ty dhe ishalla te shoh larte e me larte. Secili ne rruge te vet, me ndihmen e Zotit pacim akoma suksese me te medha!”, ka shkruar Hykolli.

"Sakrifikova mos zvarriteshe si kërmill!" Plas mes Taynës
REAGIMI I RINOR HYKOLLIT

Këngëtarja nuk e ka lënë pa një përgjigje duke i treguar dyert e gjykatës. Në regagimin e saj Tayna shprehet se nuk është merita e tij, por gjithçka që ka arritur është falë talentit të saj.

"Artisti s’ekziston pa talentin! Se ku hyn ti këtu, vetëm ti e di. Prej dashurisë kam ardhur e më shumë jam rritur. Zoti më dhuroi talentin për ti treguar botës se kush jam, jam falenderuese e tij për këtë deri në përjetësi. E kam vlerësuar punën e të gjithë bashkëpuntorëve të mi gjithmonë, aq sa kam besuar në ta dhe sy mbyllur kam ec me ta…e ndoshta kjo ka qenë gabim. E meqë qenka merita jote të prodhosh artistë e meqë je burrë…atëherë bëj artiste dikë tjetër më ler mua mosmirënjohësen. Të tjerat ja lë drejtësisë. Kanë dosje të mëdha për ta analizuar e studiuar. Si bizesmen që je, burrë e fabrikë artistësh, paç fat!"-shkruan këngëtarja në postimin e saj, në rrjetin social Instagram.

"Sakrifikova mos zvarriteshe si kërmill!" Plas mes Taynës
REAGIMI
Poll

MOS HUMB