
SHBA- Një teori e re konspirative ka "pushtuar" Hollywood-in pas përfundimit të turneut "Eras Tour" nga Taylor Swift. Një seri rastësish e kanë sjellë artisten numër 1 në qendër të një debati rreth Satanizmit dhe simboleve pagane. Teoricienët e konspiracionit të mediave sociale po analizojnë gjithçka që ka të bëjë me pamjen e saj, "efektet anësore" të koncerteve të saj në publik dhe rritjen gjithnjë e më të madhe të Swift, si artistikisht ashtu edhe financiarisht.
Arsyeja e parë ishte ngjashmëria e madhe që ka me Zina LaVey, një nga përfaqësueset e Kishës së Satanit dhe vajzën e themeluesit të saj. Teoria se Swift është pasardhëse e familjes LaVey ka ekzistuar prej disa vitesh, por ishte harruar prej kohësh.
Amnezia e spektatorëve
Në fillim të verës dhe ndërkohë që biletat “e arta” për koncertet e Swift ishin shitur, disa nga fansat e saj që e panë personalisht, u ankuan se kishin përjetuar një lloj amnezie gjatë një koreografie të yllit. Kjo valle e veçantë u kujtoi shumë njerëzve një ceremoni pagane të shekujve të kaluar.
Pas këtij episodi ka ndodhur diçka e çuditshme, një tërmet me magnitudë 2.3 ballë, ndoshta nga kërcimet e spektatorëve.
Megjithatë, më e çuditshmja nga të gjitha ishte amnezia masive që pasoi. Shumë prej atyre që ishin në koncert pohuan se e kishin harruar plotësisht një pjesë të performancës live. Nëse do të kishte një ose dy persona që do e rrëfenin këtë fenomen, mediat ndërkombëtare nuk do t'u referoheshin psikologëve për të shpjeguar shkencërisht këtë fenomen.
"E gjithë kjo ndodhi për shkak të koncertit dhe ngarkesës emocionale të spektatorëve që dëshironin shumë ta shihnin personalisht Swift-in,"-thanë ekspertët.
Fytyra e saj “djallëzore”
Shumë kapën një moment specifik nga koha kur Swift po këndonte. Me sa duket, të ndikuar nga mënyra se si demonët portretizohen në thrillerë të ndryshëm, ata menduan se grimasa e Swift ishte "demonike". Në një nga videot që madje janë publikuar, zëri i AI që flet në sfond thotë: Kjo është arsyeja pse unë besoj se Taylor Swift është vrarë dhe klonuar.
Duke i çuar bestytnitë ndaj Taylor Swift në një nivel tjetër.
Versioni mbizotërues deri më sot për teoricienët e konspiracionit është se këngëtarja në vitet e fundit nuk është në fakt Taylor Swift, por një klon i LaVey. Në Twitter nuk reshtin së theksuari ngjashmëritë mes dy femrave edhe sot e kësaj dite.
Nuk janë të paktë ata që shprehin zhgënjimin e tyre, duke menduar se këngëtarja më e njohur në Amerikë për momentin, arriti majat sepse i “shiti shpirtin djallit”./Zëri.ai