
SUEDI- Dikur konsiderohej si një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm, por që u largua nga futbolli i luajtur vetëm 28 vjeç. Madje ai cilësohej si një talent i madh, aq sa ishte në pesëshen e më të mirëve për të fituar “Topin e Artë”. Tomas Brolin e la futbollin dhe iu fut biznesit të shitjes së fshesave me vakuum. Te Parma ai fitoi Kupën e Fituesve, Kupën UEFA, Superkupën UEFA dhe Kupën e Italisë.
Një vit më parë, ai udhëhoqi Suedinë drejt vendit të tretë në Kupën e Botës SHBA 1994. Në kampiontin botëror, Brolin realizoi tri gola dhe dha 4 asiste. Bashkë me ikonën rumune të futbollit Gheorghe Hagi, ai ishte pozicionuar në vend të katërt në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”, që u fitua nga ylli i Barcelonës Hristo Stoichkov, që e zëvendësoi suedezin më pas te Parma.
Por pasi mbërriti në “Elland Road”, Brolin nuk arriti kurrë të përshtatej me Premier League dhe shënoi vetëm katër gola në 19 ndeshje për bardhezinjtë. Në vazhdim, u huazua sërish te Parma, pastaj te Kristal Palas. E në fund u transferua te suedezët e Hudiksvalls, por nuk arriti të gjente formën optimale. Brol u tërhoq nga futbolli në vitin 1998 vetëm 28 vjeç, duke gjetur një motivim të ri pas takimit me mikun e tij suedez, shpikësin Goran Edlund.
Ai investoi në fshirësen me vakum “Edlund”, duke u bërë një partner 50 për qind të kompanisë “Twinner”, tani një nga markat më popullore të Suedisë. Brolin tha atëherëse nuk i vinte keq për vendimin e tij për t'u tërhequr kaq i ri dhe për të filluar sipërmarrjen e tij pas futbollit.
Ish-lojtari kishte investuar edhe në prona, farmaceutikë dhe firma klateringu.
"Nëse doni të vazhdoni, duke luajtur në një nivel të lartë, ju duhet të stërviteni çdo ditë, por unë nuk isha aq i prirur për të vazhduar ta bëja këtë. Kisha projekte të tjera në kokën time. Kur ndalova së luajturi, një shpikës më erdhi me idenë e tij të re për fshesat me korrent dhe hapa atë kompani,”- tha Brolin për mediat në lidhje me vendimin për t’u larguar.
Ai theksoi se 28 vjeç si futbollist kishte arritur shumë.
Brolin së fundmi ka provuar pokerin profesuionsit, ndërsa zotëron disa kuaj garash. Ai e dhuron një sasi të madhe të të ardhurave të tij nga kompania fshesave me vakum për bamirësi, duke dhënë 30% për një shoqëri për të drejtat e fëmijëve në Suedi./Zëri.ai