Qytetërim

Sylvinho zbulon dy emrat nga të cilët pret shumë

Sylvinho tha se kriter për përzgjedhjen e lojtarëve ka qenë fakti se ata duhet të ishin 100% gati për të zbritur në fushë, ndërsa ka treguar dhe emrat e lojtarëve tek të cilët ka besim se do të japin maksimumin në fiushë, bëhet fjalë për Armando Brojën dhe Rey Manajn.

E.K
Sylvinho zbulon dy emrat nga të cilët pret shumë
Sylvinho

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho ka folur këtë të hënë në një konferencë për mediat ku prezantoi dhe listën e 27 lojtarëve që do luajnë me fanellën kuqezi në Euro 2024 në Gjermani. Sylvinho tha se kriter për përzgjedhjen e lojtarëve ka qenë fakti se ata duhet të ishin 100% gati për të zbritur në fushë, ndërsa ka treguar dhe emrat e lojtarëve tek të cilët ka besim se do të japin maksimumin në fiushë, bëhet fjalë për Armando Brojën dhe Rey Manajn.

Sylvinho: Për ne si staf fakti që një lojtar mund të luajë apo nuk luan shumë me klubin nuk është një kriter madhor sepse ka lojtarë që me klubin kanë luajtur pak, por kur kanë ardhur me kombëtaren kanë dhënë maksimumin. Për ta theksuar një nga kriteret që ka përdorur trajneri në princip për këtë listë është që lojtarët që do të vijnë në kombëtare duhet të jenë 100% gati si fizikisht dhe psikologjikisht. Përshembull është edhe një lojtar që nuk e përmendët që është Muçolli të cilin unë do doja të kisha. Kam folur me të do të doja ta kisha dhe nuk ishte gati dhe prandaj nuk e morra dot. Kam folur edhe me lojtarë të tjerë që nuk janë gati fizikisht dhe për këtë arsye nuk janë pjesë e listës. Sa i përket Brojës është një lojtar shumë i shpejtë, shumë i fortë në situatat 1 me 1 me mbrojtësin dhe për fat të mirë është rikuperuar prej gjashtë muajsh dhe në aspektin fizik është në gjendje optimale ashtu si edhe Manaj që është në një formë të mirë. Janë dy lojtarë që mund të na japin shumë në fushën e lojës. Në rastin tonë nuk është e thënë që të qëndrojë si kriter fakti që nuk luan rregullisht me klubin./ZËRI

Poll

MOS HUMB