Qytetërim

Sylvinho: Duhet të luftojmë për çdo pikë, kemi kundërshtarë të fortë

Sylvinho tha se Shqipëria është në garë me tre kundërshtarë të fortë dhe se secili duhet të japë maksimumin.

E.K
Sylvinho: Duhet të luftojmë për çdo pikë, kemi
Sylvinho

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Sylvinho ka folur në një konferencë për mediat këtë të hënë ku prezantoi listën me 27 lojtarët që do të luajnë me fanellën kuqezi në Euro 2024 dhe emocionet e garës. Sylvinho tha se Shqipëria është në garë me tre kundërshtarë të fortë dhe se secili duhet të japë maksimumin.

Sylvinho: 3 muaj për të punuar për këtë listë, e kam ndryshuar shumë herë patjetër. Dhe kjo listë finale është produkt i këtyre 3 ditëve të fundit. Nëse ndryshon diçka, patjetër që mund të ndryshojë. Nuk ka lidhje me fazën kualifikuese, finalet e Kombëtares janë një tjetër gjë. Ne duhet të provojmë diçka tjetër, më shumë në këtë Europian. Po luajmë me 3 kundërshtarë shumë të fortë, ne duhet t’i transmetojmë lojtarëve karikimin e duhur që të hyjmë në fushën e lojës me karikimin e duhur dhe t’iu heqim lojtarëve presionin. Ne duhet të shkojmë në Europian për të luftuar për çdo pikë. Ky është shpirti që duam, mund të ndodhë gjithçka në 90 minuta. Ne duam që ta shijojmë këtë eksperiencë me përgjegjësinë e duhur sepse po luajmë ne Europian dhe është fantastike. Qëllimi ynë është të luftojmë për çdo pikë, por edhe të rritemi dhe të përmirësohemi./ZËRI

Poll

MOS HUMB