Qytetërim

Squid Game 2/ Pse u rikthye me sezon të ri, krijuesi flet troç: Për para!

Pavarësisht suksesit masiv të serisë së parë, Hwang fillimisht hezitoi të bënte vazhdimin, duke deklaruar se nuk kishte ndërmend të krijonte një sezon të dytë.

k.m.
Squid Game 2/ Pse u rikthye me sezon të ri, krijuesi flet troç:
Squid Game

SEUL- Hwang Dong-hyuk, krijuesi i Squid Game ndan me humor ankthin që i shkaktoi sezoni i parë i shfaqjes, duke zbuluar se ai nuk humbi vetëm 6 dhëmbë siç u raportua fillimisht, por "8 ose 9". Pavarësisht suksesit masiv të serisë së parë, Hwang fillimisht hezitoi të bënte vazhdimin, duke deklaruar se nuk kishte ndërmend të krijonte një sezon të dytë.

Por çfarë e bëri atë të ndryshojë mendje?

“Paratë,”-tha ai. Edhe pse Squid Game ishte një sukses i madh global, ai pranon se nuk fitoi shumë para nga sezoni i parë. Kështu, sezoni i  dytë mund të jetë edhe kompensimi i tij personal për suksesin e projektit origjinal.

“Nuk e kisha mbaruar historinë,”- shton ai, duke shpjeguar se vazhdimi është i nevojshëm për të nxjerrë në pah idetë dhe mesazhet sociale që ai nuk i përfshiu në sezonin e parë.

Seria e parë e Squid Game u shfaq si shfaqja më e suksesshme e Netflix, duke promovuar drama televizive koreane në nivel ndërkombëtar dhe duke nxjerrë në pah pabarazinë sociale. Megjithatë, vazhdimi i serialit me një kast të ri dhe lojëra të ndryshme doli të ishte një sfidë për Hwang, i cili pranon se ankthi i tij është edhe më i shtuarkëtë herë.

3 vjet pas sezonit të parë, Hwang shpreh shqetësimin e tij për gjendjen e botës, duke parë tensionet në rritje në nivel social dhe politik. Ai fokusohet në luftërat moderne, krizën klimatike dhe hendeku i pasurisë, duke theksuar se konfliktet nuk kufizohen më tek të pasurit dhe të varfërit, por shtrihen në breza, gjini dhe fraksione të ndryshme politike.

Në sezonin e dytë, historia thellohet më tej në marrëdhëniet njerëzore dhe konfliktet sociale. Protagonisti, Gi-hun, rikthehet në lojë me qëllim që ta shkatërrojë dhe të shpëtojë garuesit e tjerë. Kësaj radhe, lojtarëve u kërkohet të zgjedhin anët pas çdo loje - të heqin dorë dhe të mbijetojnë, ose të vazhdojnë por me dijeninë se të gjithë përveç njërit do të vdesin. 

Suksesi i Squid Game ka hapur gjithashtu debatin rreth financave të krijuesve në industrinë e transmetimit. Presioni po rritet për ndryshim në ligjet e Koresë së Jugut për të drejtat e autorit, me krijuesit që kërkojnë që platformat e transmetimit të ndajnë fitimet e tyre. Megjithëse Netflix siguron se ofron kompensim "konkurrues", sërish ka pakënaqësi.

Sezoni i dytë i Squid Game pritet të dalë më 26 dhjetor 2024./ZËRI

Poll

MOS HUMB