
TIRANË- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka nisur këtë të dielë grumbullimin për dy ndeshjet e mbetura, të vlefshme për Nations League, Ligën e Kombëve. Edhe pse zyrtarisht stërvitja nis të hënën, lojtarët që kanë luajtur me ekipet e tyre dhe nuk kanë pasur angazhime të tjera kanë ardhur në Tiranë dhe po presin shokët e skuadrës.
Të parët që kanë ardhur janë Alen Sherri, i cili pasi debutoi në Seria A me Cagliarin në atë barazim 3-3 kundër Milanit është parë i qeshur teksa e kap kamera. Pas tij nga "Shtëpia e Futbollit", dalin Adrian Ismajli, Ylber Ramadani, Arbër Hoxha dhe Feta Fetai. Shqetësuese për stafin teknik vijon të jetë gjendja e sulmuesit Rey Manaj-t, Marash Kumbullës dhe Keidi Bares. Ndërkohë që së fundmi është vënë në dyshimi edhe kapiteni dhe mbrojtësi, Berat Gjimshiti.
Kuqezinjtë luajnë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve më 16 dhe 19 nëntor në Tiranë kundër Çekisë dhe Ukrainës, të dyja këto ndeshje që do të zhvillohen në "Air Albania". Tani në Ligën B, në Grupin B1 ka 3 skuadra me nga 6 pikë. Në vendin e parë renditet Gjeorgjia, e dyta Çekia dhe në vendin e tretë jemi ne./ZËRI