Qytetërim

Sot u përcoll në banesën e fundit, Elona Agolli: Lamtumirë xhaxhi Ismail!

Në rrjetet e saj sociale, Elona ka ndarë një foto të Kadaresë dhe të të atit të saj në rini, fotografi që e ka shoqëruar me një histori personale.

k.m.
Sot u përcoll në banesën e fundit, Elona Agolli: Lamtumirë
Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli

TIRANË- Vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli, Elona ka bërë një postim për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Në rrjetet e saj sociale, Elona ka ndarë një foto të Kadaresë dhe të të atit të saj në rini, fotografi që e ka shoqëruar me një histori personale. Ndër rreshta, Agolli kujton ndarjen nga jeta të të atit, duke i dhënë edhe lamtumirën e fundit shkrimtarit Kadare, të cilit i referohet "xhaxhi Ismail".

"Ndoshta do të kishin dashur të prisnin ndryshe të fundmen ditë…njëlloj ashtu siç i madhi Niko Kazanxaqis admironte vdekjen në këmbë, të njëjtë me ushtarët e Pompeut. Apo si ai që përfshihej nga llava e vdiste në këmbë si statujë. Edhe atë ditë që babi nuk më lëshonte duart nga flokët duke i tërhequr si litarë, atë ditë në spitalin me muret gri dhe frymën e kobshme të vdekjes, ai këtë gjë donte të më thonte. Jam e bindur që edhe ai, miku i hershëm dhe i gjithjetshëm i babait tim, ashtu do ta dëshironte. E sido që të jetë, Ismail Kadare që sot do të prehet në banesën e fundme, me kurmin në tokë, por shpirtin afër qiellit, ashtu siç përherë të mëdhenjtë shkrimtarë e kanë, në jetën tokësore por edhe në atë në amshim, brez pas brezi e shekull pas shekulli, do të mbetet më i gjallë ndër të gjallët, më i ndriçuar ndër të ndriçuarit. Lamtumirë i adhuruari shkrimtar! Lamtumirë, për mua, xhaxhi Ismail!,"-shkruan ajo në postimin e saj. 

Sot u përcoll në banesën e fundit, Elona Agolli: Lamtumirë

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime./ZËRI

Poll

MOS HUMB