Qytetërim

EURO 2024/ 6 avionë privat me gratë dhe të dashurat e futbollistëve, takimi me partnerët i kushton Anglisë 500 mijë euro

Fluturimi i njërit prej tyre kushtonte 42 mijë euro dhe në total janë paguar 500 mijë euro ose gjysmë milioni euro.

f.t
EURO 2024/ 6 avionë privat me gratë dhe të dashurat e
pamje nga mbërritja

GJERMANI-Gratë e të dashurat e futbollistëve të Anglisë ishin fotografuar sot që uleshin me avionë ‘charter’ në aeroportin Erfurt-Weimar pranë qendrës stërvitore për të kaluar ditën me futbollistët, para ndeshjes së tyre çerekfinale kundër Zvicrës, shkruan The Sun. 

Trajneri Southgate u kanë dhënë mundësi futbollistëve për të takuar familjarët dhe mënjeherë nga Anglia u nisën 6 avionë privatë. Fluturimi i njërit prej tyre kushtonte 42 mijë euro dhe në total janë paguar 500 mijë euro ose gjysmë milioni euro. Mes tyre ishin bashkëshortja e portierit Jordan Pickford, Megan, 28 vjeçe, si dhe Georgina Irwin, 28, bashkëshorte e portierit të dytë Aaron Ramsdale, 26 vjeç.

Partnerja e Declan Rice, Lauren Fryer, 25, dhe partnerja e portierit Dean Henderson shihesin që merrnin autobusin pas zbritjes nga avioni. Anouska Santos, e dashura e mbrojtësit Luke Shaw, ishte gjithashtu mes pasagjereve. Mediat vendase thonin se nuk shihej Annie Kilner, gruaja e zv.kapitenit Kyle Walker, me të cilën ai raportohet se janë ndarë. Para turneut 30 vjeçarja Kilner, tha se do të vizitonte kampionatin në Gjermani me katër djemtë e saj, por shtoi se nuk do të “luante teatrin e familjes së lumtur” me futbollistin.

Poll

MOS HUMB